“Pasojat mund të jenë dramatike”/ Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme
Lajmifundit
/
2 Prill 2026, 20:58
Bota

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu ai apelon për një ndërprerje të armiqësive nga të gjitha palët.
“Jemi në prag të një lufte më të gjerë që do të përfshinte të gjithë Lindjen e Mesme me pasoja dramatike në të gjithë botën”, tha Guterres shkruan BBC-së.
Ai po ashtu përmendi rritjen e kostove si shembull, duke thënë se njerëzit tashmë po vuajnë nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.


