“Ata më flasin me respekt dhe pastaj …”/ Trump: Irani do marrëveshje, por po luan lojëra

Bota

“Ata më flasin me respekt dhe pastaj …”/ Trump: Irani do

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se Iran dëshiron të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin, por sipas tij po mban qëndrime të dyfishta.

“Çfarë nuk më pëlqen te Irani është se ata flasin me mua me shumë respekt dhe më pas dalin në televizion dhe thonë: ‘Nuk kemi folur me presidentin’”, u shpreh Trump.

Ai akuzoi Teheranin se po “luan lojëra”, por shtoi se pavarësisht kësaj, Irani vijon të kërkojë një marrëveshje me SHBA.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të larta mes dy vendeve, ndërsa situata në Lindja e Mesme mbetet e paqëndrueshme.

ME TE LEXUARAT