Pamje të reja nga vendi ku u rrëzua aeroplani në Indi, i mbijetuari i vetëm shihet duke ecur në rrënoja
Një video e re është publikuar nga tragjedia në Indi, ku avioni i Air India u rrëzua në Ahmedabad javën e kaluar. Në video shihet i mbijetuari i vetëm duke qëndruar në këmbë dhe i padëmtuar.
Vishwas Kumar Ramesh u nxor nga rrënojat pasi doli nga dera e thyer e daljes së emergjencës pranë tij.
Videoja tregon 40-vjeçarin duke u larguar nga vendi i ngjarjes , pa lëndime serioze. Pasi u vu re nga kalimtarët, ai u dërgua në një vend të sigurt dhe më pas në spital. Ramesh, një indian që ka jetuar dhe punuar në Britani për shumë vite, ishte ulur në sediljen 11A, pranë dyerve të daljes së emergjencës mbi krahët e përparmë.
Kjo është pjesa më e fortë strukturore e aeroplanit dhe u jep pasagjerëve shansin më të mirë për të mbijetuar përplasjen fillestare. Vëllai i tij, Ajay, i cili ishte ulur në një rresht tjetër sediljesh, vdiq kur aeroplani u rrëzua.
Në total, më shumë se 270 persona u vranë në bord dhe në tokë kur ai u përplas në një konvikt policie.