Seancat e fundit në Kuvend, Dashnor Sula paralajmëron: Prisni dhjetorin, do të shihni xhevahire këtu

Politikë

Seancat e fundit në Kuvend, Dashnor Sula paralajmëron: Prisni

Seanca plenare e kësaj të hëne është duke u zhvilluar me tensione dhe ngritje zëri, nga ana e opozitës, të cilët që në nisje janë ankuar se mazhoranca është duke zvarritur projektligjet e propozuara nga demokratët.

Fjalën e mori edhe deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, për të cilin ky legjislacion është dhe i fundit, pasi nga shtatori nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit.

Sula ka qëndruar në të njëjtën linjë me kolegët e tij demokratë, sa i përket projektligjeve, por ka theksuar se Kuvendi është kthyer në një teatër. Ndërkohë më tej, demokrati paralajmëroi se në muajin dhjetor, atëhere kur dhe do të përfundojë mandati i kreut të SPAK, Altin Dumanit, në Kuvendin e Shqipërisë qytetarët do të shohin “xhevahire”.

“Sigurisht dhe unë e shpreh shqetësimin siç e ngritën dhe kolegët e opozitës, pavarësisht se kam dhe një këndvështrim ndryshe përballë teatrit që vazhdon të luhet në këtë parlament dhe shqetësim i madh që kanë ngelur jashtë 60 nisma në javën e fundit.

Edhe këto nisma, dhe është e pavërtetë që Komisioni i Ligjeve nuk mblidhet, jemi mbledhur, kemi qenë prezent të paktën Dogjani, Çupi dhe unë në të gjithë mbledhje t e komisionit të ligjeve por ka një problem që e përcakton rregullorja. Që për çdo nismë do të duhet që nismëtari të jetë prezent në çdo komision parlamentar, kjo është themeli i gjithçkaje.

Shqetësimin më të madh që unë kam dhe po e them dhe për ata kolegë që nuk do jenë në Kuvend por edhe për ju që do jeni dhe që ju ka paralajmëruar dhe më parë, sigurisht në momente të caktuara, vendimtare, PS dhe PD sigurisht prisni dhjetorin kur përfundon mandati i kreut të organizatës kriminale SKAP-it i cili do shohim xhevahire këtu në parlament.

Sigurisht unë iu kam tërhequr vërejtje ju këtyre edhe vitin e kaluar për gjithçka që institucionet kushtetuese duhet të raportojnë në komisionet e posaçme sepse rregullorja e ka përcaktuar shumë qartë që brenda muajit qershor, çdo institucion i pavarur duhet të kenë mbaruar raportimin gjë e cila nuk është realizuar”, tha Dashnor Sula.

ME TE LEXUARAT