Dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale me Jeffrey Epstein, policia britanike shqyrton ‘dosjen’ e ish-princit Andrew

Bota

Dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale me Jeffrey Epstein, policia

Policia britanike po vlerëson një raport sipas të cilit ish-princi Andrew, i njohur zyrtarisht si Andrew Mountbatten-Windsor, dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale me financierin dhe abuzuesin seksual Jeffrey Epstein, gjatë kohës kur ushtronte detyrën si i dërguari i Mbretërisë së Bashkuar.

Andrew Mountbatten-Windsor ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje lidhur me marrëdhëniet e tij me Epstein. Ai nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave më të fundit, ndërsa CNN bën të ditur se e ka kontaktuar për një koment zyrtar.

Graham Smith, drejtori ekzekutiv i organizatës britanike kundër monarkisë “Republic”, deklaroi këtë të hënë se e ka referuar çështjen në polici, duke e akuzuar Mountbatten-Windsor për “dyshime mbi keqpërdorim të funksionit publik dhe shkelje të sekretit zyrtar”.

Nga ana e saj, Policia e Thames Valley konfirmoi për CNN se ka marrë raportin dhe se aktualisht po e shqyrton atë.

“Mund të konfirmojmë se kemi marrë këtë raport dhe po vlerësojmë informacionin në përputhje me procedurat tona të përcaktuara”, deklaroi një zëdhënës i forcës policore.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse hetimi do të çojë në hapjen e një çështjeje penale, ndërsa procesi i vlerësimit të informacionit vijon.

ME TE LEXUARAT