Sulmet në Iran / Trump: "48 udhëheqës iranianë u zhdukën në një sulm të vetëm
Lajmifundit
/
1 Mars 2026, 17:32
Bota

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se 48 udhëheqës iranianë ishin vrarë në sulmet ajrore amerikane dhe izraelite.
"Askush nuk mund ta besojë suksesin që po kemi: 48 udhëheqës të vrarë në një sulm të vetëm. Dhe situata po evoluon me shpejtësi", tha Trump në një intervistë me Fox News.
Në të njëjtën kohë, në deklaratat për CNBC, Trump tha se operacionet ushtarake amerikane në Iran "po ecnin përpara afatit".
"Është një regjim shumë i dhunshëm, një nga regjimet më të dhunshme në histori", tha Trump. "Ne po punojmë jo vetëm për veten tonë, por edhe për botën. Dhe gjithçka po ecën përpara afatit".


