Sulmi me dron/ Ukraina vret 12 oficerë rusë, plagosen 15 të tjerë

Bota

Sulmi me dron/ Ukraina vret 12 oficerë rusë, plagosen 15 të

Forcat ukrainase kanë njoftuar se kanë goditur me dronë një post komandues të Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) në Donetsk, duke shkaktuar viktima në radhët e forcave ruse.

Sipas ushtrisë ukrainase, nga sulmi i ndodhur më 22 prill janë vrarë 12 oficerë dhe janë plagosur 15 të tjerë. Shpërthimet janë regjistruar rreth orës 08:00 me orën lokale, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar pamje që tregojnë goditjen e një ndërtese shumëkatëshe të papërfunduar.

Komandanti i forcave të sistemeve pa pilot të Ukrainës, Robert Brovdi, bëri të ditur se në operacion janë përdorur dronë FP-2 të prodhuar nga kompania ukrainase Fire Point, të aftë për goditje në distanca të mesme me ngarkesë shpërthyese nga 60 deri në 100 kilogramë.

Operacioni ka përfshirë tetë goditje precize ndaj objektivit dhe është realizuar në bashkëpunim me luftëtarë të njësisë “Azov”. Sipas autoriteteve ukrainase, objekti i goditur përdorej si qendër për operacione sabotazhi, rrjete inteligjence dhe koordinim të forcave pro-ruse.

Nga ana tjetër, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga pala ruse lidhur me këtë sulm.

ME TE LEXUARAT