Izraeli pëson dëme nga sulmet e Iranit, 10 të vdekur e shumë shkatërrime
Irani lëshoi raketa në objektiva në të gjithë Izraelin, përfshirë afër Haifës dhe Tel Avivit, duke vrarë të paktën 10 persona, sipas mjekëve dhe raporteve të medias.
Sulmet erdhën pasi forcat izraelite bombarduan infrastrukturën civile dhe energjetike në të gjithë Iranin, duke ndezur një zjarr në objektin e naftës Shahran në Teheran.
Ushtria izraelite thotë se shënjestroi vende "të lidhura me projektin e armëve bërthamore të regjimit iranian".
Presidenti izraelit, Isaac Herzog, thotë se vendi ka përjetuar një “mëngjes shumë të trishtuar dhe të vështirë” pasi sulmet me raketa iraniane vranë të paktën 10 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.
Duke denoncuar ato që ai i përshkroi si “sulme kriminale iraniane”, Herzog tha në një postim në X se do të lutet që të plagosurit të shërohen dhe që izraelitët që ende mungojnë të gjenden.
Siç raportuam më parë, mediat izraelite thanë se dhjetëra njerëz u raportuan të zhdukur pas një sulmi në Bat Yam, në jug të Tel Avivit.