“Izraeli po përdor celularët tuaj për të zbuluar vendndodhjen”, Irani alarmon qytetarët: Mos përdorni rrjete sociale

Bota

“Izraeli po përdor celularët tuaj për të zbuluar

Regjimi iranian i ka paralajmëruar njerëzit të ndalojnë përdorimin e WhatsApp, Telegram dhe aplikacioneve të tjera “të bazuara në vendndodhje”, duke thënë se është një nga “metodat kryesore të Izraelit për të identifikuar dhe synuar individët”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit.

“Pas vrasjeve të fundit të synuara”, nga Izraeli, “përfshirë vrasjen e shkencëtarëve, raportet tregojnë se regjimi izraelit përdor gjurmimin e telefonave celularë për të synuar njerëzit në Iran”, tha IRIB, shkruajnë mediat e huaja.

Raporti tha se përdorimi i këtyre aplikacioneve është “i rrezikshëm në këto rrethana”.

Raporti gjithashtu u urdhëroi njerëzve të fiknin telefonat e tyre celularë përpara se të ndryshonin vendndodhje. “Njerëzit duhet të përmbahen nga marrja e telefonave të tyre celulare në vende të ndjeshme”, shtoi IRIB.

Raporti i sigurisë gjithashtu këshilloi publikun, “veçanërisht punonjësit e organizatave ‘të ndjeshme’, të përdorin linja të sigurta telekomunikacioni dhe të shmangin përdorimin e softuerëve të pasigurt”, sipas IRIB. 

ME TE LEXUARAT