Zbardhen detaje të reja/ 28-vjeçari shqiptar që i dha fund jetës në Agli, ishte futbollist në këtë klub...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, ku një 28-vjeçar shqiptar ka kryer vetëvrasje. Mësohet se viktima është Mario Bacaj, i cili u hodh nga kati i tetë i një ndërtese në qendër të Adelaides.
28-vjeçari shqiptar por i rritur në Itali, luante për Klubin e Futbollit “Adelaide Eagles”, të cilët po e prisnin për një ndeshje, por në mes të pasdites shokët e tij të ekipit morën lajmin që nuk e prisnin kurrë.
I riu dyshohet se është hedhur nga çatia e “Bar & Restorantit 2KW” dhe përpjekjet e shpëtimit ishin të kota. Zjarrfikësit, ambulancat dhe policia nxituan menjëherë në vendngjarje, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej për futbollistin.
Bacaj, i njohur edhe në Shqipëri për karrierën e tij si lojtar, lë pas gruan e tij dhe një djalin e tyre të vogël.