“Kishte njerëz që vraponin dhe më pas…”/ Koncerti kthehet në tragjedi, tekniku humb jetën pasi shembet skena ku do të performonte Shakira

Bota

“Kishte njerëz që vraponin dhe më pas…”/

Një aksident tragjik ndodhi pak para koncertit të këngëtares kolumbiane Shakira në Brazil, ku një teknik humbi jetën pas shembjes së një pjese të skenës.

Sipas autoriteteve dhe organizatorëve, punëtori ishte duke punuar në përgatitjen e skenës në plazhin e njohur Copacabana, ku prej më shumë se dy javësh po ndërtohej një skenë e madhe për koncertin e planifikuar të shtunën (2 maj).

Departamenti i zjarrfikësve bëri të ditur se burri mbeti i bllokuar në një sistem ngritës, e më pas iu shtypën këmbët. Ai u nxor nga kolegët dhe u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Sipas raportimeve të Reuters, viktima ishte pjesë e ekipit që punonte për montimin e skenës. Një dëshmitar okular raportoi se “papritur pamë njerëz duke vrapuar dhe, kur kthyem kokën, struktura ishte shembur në tokë”.

Në një deklaratë të shkurtër, kompania organizatore Bonus Track konfirmoi vdekjen e teknikut, duke shprehur keqardhje për ngjarjen.

Ndërkohë, disa ditë më parë, më 13 prill, policia kishte gjetur dhe larguar një pajisje shpërthyese nga shëtitorja në Copacabana, e cila sipas mediave lokale rezultoi të ishte një granatë tymuese jo-vdekjeprurëse.

ME TE LEXUARAT