Trump i shqetësuar për fundin e luftës? Presidenti amerikan: Kam gjithë kohën e botës, Irani jo, ora po ecën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar përmes një postimi në platformën Truth Social, duke kundërshtuar raportimet se është i shqetësuar për përfundimin e luftës.
“Nuk kam asnjë nxitim. Unë kam gjithë kohën e botës, por Irani jo, ora po ecën!”, shkroi Trump, duke lënë të kuptohet se presioni kohor është mbi Teheranin.
Ai theksoi se çdo marrëveshje e mundshme do të arrihet vetëm nëse i shërben interesave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, duke shtuar se një zgjidhje do të vijë në momentin e duhur dhe në kushte të favorshme.
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, ndërsa diplomacia ndërkombëtare vijon përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.


