Moti i keq në Marok, raportohet për viktima dhe të zhdukur
Lajmifundit
/
9 Shkurt 2026, 22:20
Bota

Moti i keq ka goditur Marokun. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të mëdha. Si pasojë e përkeqësimit të situatës më shumë se 150,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre brenda një jave.
Të paktën katër persona kanë humbur jetën mes të cilëve edhe një fëmijë dy vjeç.
Ndërsa një person rezulton i zhdukur. Pranë zonës së Kenitrës, siç raportojnë mediat e huaja rreth 40,000 persona janë vendosur në tenda.


