Operacioni anti-drogë me 28 urdhër-arreste/ Del EMRI, ja kush është shqiptari i lidhur me Ndrangheta...

Bota

Operacioni anti-drogë me 28 urdhër-arreste/ Del EMRI, ja kush

Gjatë ditës së sotme, agjentët e Europol, të mbështetur nga policia në Itali dhe Spanjë, zhvilluan një operacion, ku u arrestuan 28 persona. Janë 80 akuza për mbi një ton kokainë dhe një ton e gjysmë hashash, si dhe një episod torture të rënduar me metoda mafioze.

Organizata ishte e dedikuar për trafik droge midis Ndrangheta-s dhe organizatave kriminale shqiptare, të cilat, të forta në shumë vende evropiane dhe më gjerë, garantojnë kanale alternative furnizimi dhe, mbi të gjitha, mundësinë e përdorimit të porteve të huaja, ku ato ushtrojnë kontrollin e tyre, për të diversifikuar rrugët e drogës.

Një 46-vjeçar shqiptar ishte përgjegjës për shpërndarjen e drogës në Romë, ndërsa kontaktet midis bashkëpunëtorëve mbroheshin nga sistemet anti-përgjim me programe telefonike të koduara.

Pesë të dyshuar u kapën në Spanjë me bashkëpunimin e policisë lokale. Midis të arrestuarve është edhe 37-vjeçari Riza Muco, shqiptar, i përfshirë në gjyqin e zhvilluar në Latina së bashku me të bashkëpandehurit e Fondi-t, Vincenzo Zizzo dhe Pasquale Spirito.

Gjyqi, i njohur sepse Zizzo akuzohet se ka dhënë urdhrin për të kryer një sulm me zjarrvënie ndaj kryetarit të bashkisë së Lenola-s, Fernando Magnafico, akuzon Spiriton dhe Riza Mucon për trafik narkotikësh.

ME TE LEXUARAT