Rusia hedh poshtë deklaratën e Trump: Nuk do të negociojmë për territorin tonë!

Bota

Rusia hedh poshtë deklaratën e Trump: Nuk do të negociojmë

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka këmbëngulur se pushtimi i Krimesë nga vendi i tij është një “marrëveshje e përfunduar”.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve se ka shumë gjasa që homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky është gati të heqë dorë nga gadishulli.

Zelensky përjashton vazhdimisht dhënien e territorit Rusisë në çdo marrëveshje armëpushimi, duke e përshkruar masën si kundër kushtetutës sKievitit.

Gjatë një interviste me CBS News, Sergei Lavrov këmbënguli se Rusia nuk “negocion territorin e saj” kur u pyet për të konfirmuar nëse do të vihet në tryezë në bisedime.

 

ME TE LEXUARAT