Debati i qytetarit me Ramën për legalizimet: Duan lekë. Kryeministri: Flit me emra!
Kryeministri Edi Rama debatoi me një qytetar në takimin që mbajti në ish Uzinën e Autotraktorëve, i cili u ankua se edhe për të bërë një kotec pulash, inspektorët kërkojnë shumë të mëdha parash.
Rama i tha se duhet të përmendë emra dhe se së bashku do t’i denoncojnë këtë rast korrupsioni.
Rama- Hajde me mua, shkojmë së bashku të denoncojmë njeriun që i ke dhënë lekët. Jo me diskutime koti!
Qytetari- Unë nuk jam as i majtë dhe as i djathtë. Të jap votën nëse më bën rrugën!
Rama- Nuk kemi ardhur për vota këtu, por hajde t’i vëmë emër personit që fole aty. Ose gënjeve! Vëri emër!
Qytetari- Nëse unë nuk hyj më në gropa rruge, të jap votën...!
Rama- Do vish me mua... Ta denoncojmë! Do tregosh personin që i ke dhënë lekët! Kjo teoria se dhashë lekë dhe pastaj jo si gjithë të tjerët... Sepse nuk e ke të vërtetë, se gënjeve, për të bërë politikë me mua.
Qytetari-Nuk më intereson fare e majta e djathta, kush më bën punën i jap votën. Është e vërtëtë japin edhe sot lekë.
Rama- Lerë atëherë, por sot, sot, po je burrë hajde me mua! Kam parë shumë si puna jote unë, që flasin dhe pastaj...Hajde me mua, të thashë, vëri emër, jo llafe kot.
(qytetari vijon nga distanca të flasë)
Rama- Ik se na lodhe tani, vëri emër personit...
Qytetari-Pasha zotin o kreministër, pasha Zotin.