Rusia negociatore në luftën Iran-Izrael? Donald Trump zbardh bisedën me Putinin

Bota

Rusia negociatore në luftën Iran-Izrael? Donald Trump zbardh

Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar rolin e Rusisë si ndërmjetës për të vendosur dialogun mes Iranit dhe Izraelit e SHBA-së.

Trump, ka zbuluar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 17 qershor, gjatë së cilës ka refuzuar një propozim të Moskës për të ndërmjetësuar në tensionet mes Iranit dhe Izraelit.

Teksa zhvlerësoi rolin e ushtrisë iraniane, duke thënë se janë krejtësisht të pambrojtur dhe ta se ndoshta për Iranin tashmë është shumë vonë që të negociojë, Trump sinjalizoi se Rusia më së pari duhet të jetë e gatshme për problemet e saj, përpara se të ofrohet për shtetet e tjera si ndërmjetëse.

Ai më propozoi të ndihmonte në ndërmjetësim.

I thashë: ‘Bëj një nder, më mirë merru me vendin tënd. Le të ndërmjetësojmë më parë për Rusinë. Me pjesën tjetër merremi më vonë’”, ka deklaruar Trump, duke lënë të kuptohet se prioritetet e Moskës duhet të jenë brenda kufijve të saj.

 

ME TE LEXUARAT