"Liri është violina ime e parë..."/ Sali Berisha rrëfen çfarë e ka penguar në fillim të njohjes që t'i shprehte dashurinë bashkëshortes
I ftuari i parë në "Flet" ishte ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili bëri një rrëfim ndryshe nga çfarë jemi mësuar të dëgjojmë.
Në momentin kur moderatorja e pyeti në lidhje me bashkëshorten e tij, Liri Berisha, kryetari i Partisë Demokratike tregoi anën e tij romantike.
Si jeni njohur me bashkëshorten tuaj?
Berisha: Ajo ka qenë studente në Fakultet të Mjekësisë dhe unë pedagog. Nuk i kam dhënë direkt mësim grupit të saj. Unë jepja mësim në vit të tretë. Në vit të katërt jam njohur me të, jemi afruar, jemi dashuruar. Mbaroi studimet dhe u martuam.
Çfarë përfaqëson ajo tek ju doktor?
Berisha: Tani, se çfarë përfaqëson ajo është e thjeshtë të thuhet gjysma, por shumë më tepër. Sepse, në profesion ishte një mbështetje e madhe për mua, por dhe unë për atë. Edhe unë e kam mbështetur atë. Në kuptimin, e kam ndikuar që të zgjedhë pediatrinë.
Po, ja sugjerova! Ajo u apasionua shumë pas pediatrisë.
Por, përveç profesionit mund të them që e gjithë aq sa është përcaktues mjedisi familjar, në kuptimin e vërtetë të fjalës, ajo është violina e parë. E ka luajtur atë rol në mënyrën më të fuqishme, më të përsosur.