“Ballkani ka nevojë për lidership të ri”/ Konakoviq kundër Vuçiçit, reagim i menjëhershëm nga Beogradi

Kosovë&Rajon

“Ballkani ka nevojë për lidership të ri”/ Konakoviq

Ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konaković, ka folur për situatën politike në Ballkan, duke kërkuar një qasje të re në drejtimin e rajonit.

Ai shpreh shqetësim për nivelin e politikës në rajon dhe mendon se mënyra si po zhvillohet debati politik nuk po ndihmon në uljen e tensioneve.

Sipas tij, deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vučić për një aleancë mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë po rrisin tensionet dhe po rikthejnë diskutime të vjetra që nuk i shërbejnë stabilitetit.

Këto qëndrime kanë sjellë reagimin e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Đurić, i cili mbron qëndrimet e Vuçiçit dhe nënvizon se Serbia synon stabilitet në rajon dhe në Bosnje-Hercegovinë.

Debati është thelluar më tej nga Konakoviq, i cili shpreh se marrëdhëniet e mira mes fqinjëve nuk mund të ndërtohen nëse nuk trajtohen çështje të mbetura nga e kaluara.

Në këtë situatë ka reaguar edhe Amer Kapetanović, i cili sjell një qasje më praktike për stabilitetin në rajon. Ai mendon se paqja nuk arrihet vetëm me deklarata politike, por përmes bashkëpunimit konkret mes vendeve, zhvillimit ekonomik, lidhjeve infrastrukturore dhe funksionimit të institucioneve.

ME TE LEXUARAT