“Ndalu, ndalu”/ Video virale në rrjet, mësuesi dhunon nxënësin në Prishtinë, grushte dhe shkelma
Lajmifundit
/
9 Shkurt 2026, 17:24
Kosovë&Rajon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë, ku mësuesi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit.
Sikurse duket në videon e bërë virale tashmë në rrjet, mësuesi gjuan me shuplakë disa herë nxënësit, e më pas ai ia kthen me shkelm, ku dhe nis një përleshje mes tyre.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se ndaj mësuesit është lëshuar urdhër për ndalimin 48 orë.
“Po, është lëshuar urdhri për ndalim për 48 orë”, ka konfirmuar zyrtari i policisë.


