Përplasi 11 vetura ndërkohë që ishte nën efektin e alkoolit në timon, shoqërohet nga policia 60-vjeçarja
Lajmifundit
/
25 Shkurt 2026, 19:53
Kosovë&Rajon

Momente paniku kanë përjetuar qytetarët në Alimos në Greqi.
Një shofere rreth 60 vjeç, e dehur në timon ka përplasur 11 automjete të tjera që ishin të parkuara.
Drejtuesja e automjetit u ndalua dhe u shoqërua në polici.
Banorët që ndodheshin aty pranë janë përfshirë nga paniku dhe kanë treguar se kanë dëgjuar zhurmë të fortë dhe më pas kanë parë edhe ngjarjen./ORA


