Berisha akuza ndaj Emiriana Sakos: Gjushi me fustan nuk pyet për ligjin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një rast në rrjetet sociale për kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako. Denoncimi i tij ka të bëjë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku sipas Berishës, Sako është duke shtruar rrugët me asfalt elektoral në qytetin bregdetar.
Kreu i opozitës ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakes, duke thënë se ajo është duke shkelur ligjin dhe shoreh se Sako dhe bashkëpunëtorët e saj do të mbajnë përgjegjësi njësoj si ish-zyrtarët e tjerë të denoncuar për terror elektoral.
Postimi i plotë:
Asfalt për Votë! Kriminelja elektorale Sako (Gjushi me fustan) nuk pyet për ligjin dhe vazhdon me krimin: Asfalt për votë! Dënoj me forcën më të madhe krimin elektoral të saj për të cilin e siguroj se pas 11 majt do trajtohet njëlloj si Gjushi, Visi i Pojës, Hajri dhe Agasi, terrorist elektoral!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital.
Zoti Berisha partia socialiste bashkia e Durrësit, filluan asfaltin electoral në ShënVlash Durrës per vota, po bejn çdo gjë për te fitura po këtë rradhe do humbin si kurrë më parë, rroftë partia Demokratike.