“Burgu nuk i urohet as hasmit”, Salianji lë qelinë e nis takimet: Do shkoj në fshatin e Fierit ku fitoi PD-ja

Politikë

“Burgu nuk i urohet as hasmit”, Salianji lë qelinë e nis

Ish-deputeti Ervin Salianji la burgun e Fierit, gati për të rinisur takimet me elektoratin demokrat, pas më shumë se nëntë muajsh.

“Që tani do shkoj të falenderoj një zonë zgjedhore në një fshat të Fierit, ku ka fituar PD.

Te ata që me rezistencë, burrëri, besnikëri, ia dalin të fitojnë. Do të nis takimet që nga ky moment“, u shpreh Salianji.

Demokrati që u lirua sot me vendim me kusht nga Gjykata e Fierit, u shpreh se nuk do të ndalë takimet politike, ndërkohë që i ndalohet të ushtrojë funksione publike për pesë vite.

“Do të bëj politikë në çdo cep që më jepet mundësia dhe do e dërgoj betejën në Strasburg. Do të kemi kohë të qëndrojmë më gjatë“, tha ai.

I pyetur për nëntë muajt e qëndrimit në qeli, Salianji tha: “Në burg, e dini që thuhet burgu nuk i urohet as hasmit. Sot, kam një program, tjetër, e ndjej më shumë nën lëkurë padrejtësinë“.

ME TE LEXUARAT