Pas molotovëve dhe fishekzjarrëve, protestuesit hedhin gurë drejt policisë
Lajmifundit
/
8 Maj 2026, 21:32
Politikë

Protesta e sotme e Partisë Demokratike është shoqëruar me tensione, edhe pse më herët ishte deklaruar se tubimi do të ishte paqësor.
Protestuesit kanë hedhur sërish bomba molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të kordonit të policisë.
Pas hedhjes së molotovëve dhe reagimit të policisë me ujë dhe gaz lotsjellës, mbështetësit e opozitës kanë vijuar protestën, duke kërkuar largimin e autobotit nga Bulevardi dhe lejimin e marshimit sipas skenarit të parashikuar.
Gjithashtu, gjatë përplasjes janë hedhur edhe gurë ndaj efektivëve të policisë.
Ndërkohë disa prej tyre janë përplasur fizikisht me forcat e rendit.


