Babai i kërkon Selinës largimin e menjëhershëm nga BBVA

Situata mes Selinës dhe familjes së saj jashtë shtëpisë duket se ka arritur pikën kritike.
Gazetari Elton Tozaj ka zbuluar një zhvillim të bujshëm mëngjesin e sotëm në emisionin “Zgjohu me MCN”, duke raportuar se babai i banores ka ndërmarrë hapa konkretë për ta nxjerrë vajzën nga loja.
Sipas Tozajt, durimi i familjes ka sosur dhe babai është paraqitur fizikisht pranë ambienteve të Top Channel.
“Sipas informacioneve të mia, babai i Selinës ka kërkuar largimin e saj, është shfaqur në dyert e produksionit dhe ka kërkuar largimin e menjëhershëm,” deklaroi gazetari.
Shkaku i vetëm dhe kryesor i këtij vendimi drastik është afrimiteti i vazhdueshëm i Selinës me Mirin.
Pavarësisht mesazheve të mëparshme dhe letrës që babai i dërgoi për t’i kërkuar distancim, marrëdhënia e tyre ka vijuar të thellohet, gjë që familja e konsideron të papranueshme, veçanërisht për shkak të statusit të martuar të këngëtarit.


