Dalin pamjet/ Nuk ka më dyshime, ylli i serialeve turke shfaqet në mes të sheshit në Vlorë

Showbiz

Dalin pamjet/ Nuk ka më dyshime, ylli i serialeve turke shfaqet në mes

Vlora përjetoi sot një atmosferë të pazakontë me praninë e aktorit të famshëm turk Burak Özçivit, i cili tërhoqi shumë qytetarë që u dyndën për të bërë fotografi dhe për ta përshëndetur nga afër.

Dalin pamjet/ Nuk ka më dyshime, ylli i serialeve turke shfaqet në mes

Radhët e gjata të qytetarëve, sidomos të rinjve dhe familjeve, krijuan një skenë të rrallë për qytetin bregdetar.

Dalin pamjet/ Nuk ka më dyshime, ylli i serialeve turke shfaqet në mes

Aktori u prit edhe në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i cili ndau emocionet e takimit në një postim në rrjetet sociale:

“Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë, për të bërë një fotografi me Burak Özçivit. Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera!”

Prania e aktorit, i njohur për rolet në seriale të suksesshme si “Kuruluş: Osman” dhe “Karasevda”, u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke rritur më tej profilin ndërkombëtar të Vlorës.

ME TE LEXUARAT