U ekzekutua me urdhër të Assad-it, zbardhet pas 13 vitesh misteri i zhdukjes së gazetarit amerikan

Bota

U ekzekutua me urdhër të Assad-it, zbardhet pas 13 vitesh misteri i

Një ish-komandant i lartë sirian ka pretenduar se ish-presidenti Bashar al-Assad urdhëroi ekzekutimin e gazetarit amerikan Austin Tice, i cili u zhduk në vitin 2012. Bassam Al Hassan, i cili kishte rolin e komandantit në Gardën Republikane dhe më pas u bë shef i Forcave të Mbrojtjes Kombëtare në Siri, është personi përgjegjës për mbajtjen peng të Tice.

Austin Tice, gazetar i pavarur dhe ish-ushtar i Marinës amerikane, u rrëmbye pranë Damaskut pak ditë pas ditëlindjes së tij të 31-të. Regjimi sirian ka mohuar për vite të tëra njohjen e fatit të tij, por hetimi i BBC-së zbuloi se ai mbahej i burgosur në Damask.

Al Hassan, i cili ndodhet nën sanksione të Britanisë, Bashkimit Evropian, Kanadasë dhe SHBA-së, ka pranuar se u takua disa herë me autoritetet amerikane në Liban, ku u ka treguar hetuesve se Assad dha urdhrin për vrasjen e gazetarit.

Ai thotë se fillimisht tentoi ta ndalonte këtë vendim, por më pas e përmbushi urdhrin dhe ekzekutimi u realizua. Gjithashtu, Al Hassan ka dhënë informacione mbi vende të mundshme ku mund të jetë varrosur trupi i Tice, dhe autoritetet amerikane po punojnë për të verifikuar këto të dhëna. Megjithatë, burime nga shërbimet e inteligjencës perëndimore janë skeptike ndaj pretendimeve të Al Hassan, duke argumentuar se Assad zakonisht shmang dhënien e urdhrave të drejtpërdrejta për vrasje të tilla.

Në të njëjtën kohë, Debra Tice, nëna e gazetarit, ka shprehur dëshirën për të folur me Al Hassan dhe për të zbuluar fatin e djalit të saj. Ajo ka udhëtuar në Bejrut dhe ka kërkuar ndihmën e ambasadës amerikane, por përpjekjet për takimin nuk kanë pasur sukses. Debra mbetet e vendosur dhe beson se Austin është gjallë dhe do të kthehet.

Austin Tice ka qenë një ish-ushtar i Marinës amerikane,  cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, dhe më vonë u bë gazetar i pavarur. Ai u zhduk në mënyrë misterioze gjatë një udhëtimi në Siri dhe ka qenë një çështje e rëndësishme për administratat amerikane për shumë vite.

ME TE LEXUARAT