G Bani për Gjestin: E kam pyetur në shtëpi dhe nuk e dinte alfabetin
G Bani ka qenë së fundmi i ftuar në “Mos i bjer me top”, ku ka folur për eksperiencën në Big Brother VIP Albania 4.
Reperi shqiptar ka komentuar edhe ish-banorët, duke qenë se qëndroi për një kohë me ta. I pyetur për deklaratat e Laert Vasilit për Gjestin, ai tha se ky i fundit nuk e di alfabetin.
“Gjesti është analfabet se nuk di alfabetin sepse Gjestin e kam pyetur te shtëpia e Vëllait të Madh më thuaj alfabetin nga A deri në Zh dhe nuk ka ditur të thotë”, u shpreh ai.
Tutje shtoi: “Gjesti është shumë më i mirë se Laerti që di alfabetin dhe disa gjuhë, zgjedh Gjestin shumë më përpara sa zgjedh Laertin sepse ka shpirt ka zemër”.