“Nuk e di ça dreqin…”/ G-Bani zbulon a është në një lidhje dashurie

Showbiz

“Nuk e di ça dreqin…”/ G-Bani zbulon a është

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani, ka qenë së fundmi i ftuar në “Mos i bjer me top”, në Top Channel, ku është pyetur në lidhje me jetën e tij personale.

Këngëtari i njohur u shpreh se është beqar dhe nuk po e ul kokën për asnjë vajzë.

“Nuk e di ça dreqin duan. Nuk jam duke ua ulur kokën asnjërës, cila do që të takohet në gjysmë të rrugës me kënaqësinë më të madhe, tjetër ndryshe prift”, tha ai.

I pyetur nëse ka dëshirë që të bëhet baba, ish-banori u përgjigj: “Unë vdes të bëhem baba, jo tani, u bë shumë kohë”.

ME TE LEXUARAT