Gazetari i njohur thumbon Eglin dhe Gjestin: Një grup dembelësh…

Showbiz

Gazetari i njohur thumbon Eglin dhe Gjestin: Një grup

I ftuar në “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhje telefonike, ka qenë gazetari Bledi Mane. Ai ka folur më shumë mbi luftën Izrael-Iran, por dhe shumë lajme të tjera.

Lidhur me showbizin, si i komenton ai ish-banorët e BBV pas daljes së tyre nga reality show dhe planet e tyre të karrierës?

Lidhur me personazhet e këtoj edicioni të “Big Brother VIP 4”, Bledi nuk i kurseu kritikat. E më saktësisht, pas lajmit se Egli ka mbyllur një kontratë me një studio muzikore në Kosovë, Bledi u shpreh:

Më fal, si ishte kjo? A keni cianur në studio, të vetëvritem? E kuptoj, ti do që të jesh brenda etikës, por një grup dembelësh duhen shkundur nga gjumi, duhen zgjuar dhe duhen orientuar se si bëhet paraja, si vazhdon mbajtja e famës. Deri në fund të vitit, është viti i tyre, por ata nuk po i shohim asgjëkundi. I shohim pastaj nga tetori tek “Trotuari” i “E Diell”.

Kështu që një thirrje për cilindo prej tyre që është duke na dëgjuar: Ecni në gjurmët ku jua ka lënë Top Channel! Mos prisni që çdo gjë të jetë e gatshme! Mos rrini në gjumë deri në orën 12 të drekës! Mos prisni kompani dhe koorporata që t’ju luten për kontrata! Lëvizni!

 

ME TE LEXUARAT