Gimbo i ‘vodhi’ puthjen në buzë, Selin me nerva: S’më pëlqen...
Lajmifundit
/
1 Mars 2026, 16:38
Showbiz

Selin duket se nuk e ka pritur mirë puthjen në buzë që Gimbo i ‘rrëmbeu’ teksa ndodheshin të shtrirë në krevat së bashku dhe po bisedonin.
Në dhomën e gjumit kishte dhe banorë të tjerë në momentin në fjalë, madje Mateo dhe Shëndriti e pyetën banorin se çfarë ndodhi.
Ndërkohë Selin i tha atij se nuk i pëlqeu çfarë bëri, pasi sipas saj, duket si mos respekt. Gjithashtu i kërkoi që të largohej pasi ishte me nerva.


