“Kemi frikë...”/ TRONDIT motra e Juelës: Po ofendohet me fjalë të papranueshme, Monika...

Jetmira, motra e banores së “Big Brother VIP 5”, Juela, ka qenë sot në një lidhje live me emisionin “Shqipëria Live”. Ajo ka komentuar Kutinë e Pandorës që hapi mbrëmë banorja si dhe rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në një moment gjatë intervistës, Jetmira u shpreh se nganjëherë kanë frikë të shohin videos e së motrës, pasi Greta ka që mbrëmë që po përdor fjalë të papranueshme kundrejt Juelës.
Gjithashtu ajo përmendi edhe opinionisten, Monika Kryemadhi, e cila ka thënë se Juela nuk mbështet femrat. Sipas saj, e motra e di shumë mirë vlerën e femrave pasi janë katër motra dhe kanë një mama të mrekullueshme.
Pjesë nga intervista:
Sidorela: Pse mendon se po kalon një nga momentet më të vështira? Kush po e ofendon dhe pse po ndihet pak jo konforte në shtëpi?
Jetmira: Kjo mjafton besoj të hapësh faqen e “Big Brother” në “Instagram” e të shohësh.
Sinqerisht jemi në një moment që nganjëherë kemi frikë të shohim sepse Greta që mbrëmë dhe sot e ka kapur dhe me fjalë jo shumë të pranueshme. E kuptoj që mund të jetë një lojë nervash dhe të vendosësh kundërshtarin tënd të lojës në vështirësi, por janë përdorur ca fjalë që nuk janë absolutisht të pranueshme dhe as nuk duhet të jenë në fjalorin e një personi. Sidomos të një femre kundrejt një femre tjetër.
Në Prime-n e kaluar, Monika i tha Juelës që nuk i mbështet femrat. Juela është rritur me femra, ne jemi katër vajza, kemi një mama të mrekullueshme. Domethënë, o e dimë ne vlerën e femrës dhe ajo e ka thënë shumë herë dhe me babin që kemi që gjithmonë ka patur besim te ne. Juela kurrë nuk ofendon e para, por normalisht është në një situatë ku do të mbrohet./“Shqipëria Live


