Motra e Gimbos zbulon çfarë thotë Gjesti për banorin e BBV 5: Merr në telefon mamin dhe...

Motra e Dj Gimbos, Finesa, ka qenë ditën e sotme e ftuar në studion e emisionit “Fan Club”, ku ka komentuar rrugëtimin e të vëllait deri më tani brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja Kiara Tito, e ka pyetur atë edhe në lidhje me fituesin e edicionit të katërt të reality show-t, Gjesti. Ky i fundit është shok i ngushtë me Gimbon.
Ajo u shpreh se ka komunikim të vazhdueshëm me të, madje tha se herë pas here merr mamanë e tyre në telefon për t’a pyetur si është dhe a ka nevojë për ndonjë gjë.
Sipas saj, Gjesti thotë se Gëzimi ende nuk po tregon gjithë energjinë dhe pulsin që ka.
Keni folur me Gjestin? Çfarë mendimi ka ai për lojën e Gimbos deri në këtë pikë, si një ish-fitues.
Po, patjetër. Kontakt me Gjestin kemi pothuajse vazhdimisht. Gjesti që nga fillimi ka mbështetur Gëzimin në këtë rrugëtim që ka marrë.
Ka qenë pro që në momentin e parë?
Po, patjetër që duhej të ishte pro, se jashtë kanë datat bashkë. Është dashur që të kordinoheshin. Ai e përkrah vazhdimisht. Për ne është përkrahje edhe kur merr mamin në telefon dhe e pyet ‘si je, a je mirë, a ke nevojë për diçka?’.
Çfarë thotë Gjesti për Gimbon?
Po i mungon pak energji, po i mungon pak puls, nuk është Gëzimi që jemi mësuar me pa vazhdimisht me e pa edhe në shtëpi.
Nuk kanë të gjithë pulsin e Gjestit
Besomë se kur janë bashkë janë pothuajse të njëjtë.
Pak kohë më parë ishin disa postime të Gjestit, që dukej sikur ironizonin pak Selin, çfarë mendon ai për të?
A është ai dakord për këtë raport?
Nuk e di, nuk është se kemi biseduar konkretisht raportin e Selin me Gëzimin. E di që Gjesti tenton që Gëzimi të ketë pak lojë, se ai është real/BBVA5


