“Të sulmosh dikë për një vështirësi…”/ Loredana zbulon vendimin e RËNDËSISHËM për të…

Showbiz

“Të sulmosh dikë për një

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një përbojë të ndjeshme dhe personale. Përmes një postimi në “Instastory”, ajo ka vendosur që të zbulojë se ka nisur një proces të ri zhvillimi personal, terapinë logopedike.

Qëllimi i saj është përmirësimi i shqiptimit në gjuhën shqipe, një sfidë që, sipas Loredanës, shpesh shoqërohet me vështirësi. Ajo e përshkruan këtë rrugëtim si të lodhshëm, por të domosdoshëm për t’u ndjerë më e lidhur me identitetin e saj gjuhësor.

“Është e vështirë të kapësh fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde.

Por çdo tingull i shprehur saktë më rikthen tek rrënjët e mia dhe lidhja me gjuhën time”, ka shkruar ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

 

ME TE LEXUARAT