Çfarë ndodh me trupin kur agjërojmë? Doktoresha zbulon ndikimin në shëndet

Endokrinologia, Edlira Hoxha e ftuar në emisionin “Health O’clock” ka folur lidhur me agjërimin në periudhën e Ramazanit. Hoxha ka zbuluar se çfarë ndodh me trupin e njeriut kur agjëron teksa u shpreh se agjërimi sjell benefite.
“Agjërimi në fakt është një regjim ushqimor, një regjim ushqimor që përdoret gjerësisht vitet e fundit edhe për qëllime të tjera. Agjërimi gjatë periudhës së agjërimit që mund të jetë si në këtë rast 12 orë gjatë muajit të Ramazanit na ka qëlluar këtë vit, por ka dhe periudha më të zgjatura të agjërimit që shkojnë deri në 16 orë në dietat e famshme fasting.
Është një gjendje urie e organizmit cilët gjatë së cilës ndodhin disa fenomene që mund t’i cilësojmë si benefite për organizmin. Benefitet kryesore kanë të bëjnë me metabolizmin në lidhje me hormonet, por gjithashtu dhe me balancën e karbohidrateve apo të lipideve.
Çfarë ndodh gjatë agjërimit?
Gjatë agjërimit mungesa e ushqimit bën që të sekretohet më pak insulinë nga organizmi. Duke u sekretuar më pak insulinë ulet përdorimi i glukozës në gjak, në qeliza, në organe, por organizmi duhet të funksionojë me një lëndë energjike për të kryer aktivitetet sepse ne thamë edhe këtë gjatë këtij muaji kryhet aktiviteti i zakonshëm ditor dhe për të kryer këto veprimtari përdoret lënda tjetër që janë yndyrnat ose lipidet ose indi dhjamor, vendoset në punë për të realizuar këto funksione”, tha ajo./Euronews


