Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (01-02 mars 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Një qendër ciklonare në veri–veriperëndim sjell reshje shiu e dëbore në Europën Veriore dhe Britaninë e Madhe, ndërsa Europa Lindore mbetet me dëborë dhe temperatura të ulëta. Pjesa më e madhe e kontinentit, përfshirë Europën Qendrore, Ballkanin dhe gadishullin Iberik, dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb,vendi paraqitet me Mot te kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Pasditja sjell shtim gradual të vranësirave, më të theksuara në zonat lindore, por pa reshje.
Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 20°C. Era fryn perëndimore deri 28 km/h, me dallgëzim të ulët.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Pjesa më e madhe e Europës mbetet nën ndikimin e presionit të lartë me mot të qëndrueshëm dhe diell, përfshirë Europën Veriore, Ishujt Britanikë, Ballkanin dhe gadishullin Apenin.
Europa Lindore dhe rajoni i Balltikut me vranësira e reshje shiu e dëbore, ndërsa gadishulli Iberik me rrebeshe shiu.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja pritet me diell, sidomos në bregdet; pasditja sjell kalime vranësirash, më të dukshme në veri dhe qendër, pa reshje. Temperaturat luhaten nga 1°C deri në 20°C.
Era fryn jugperëndimore mbi 30 km/h, me dallgëzim 2 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin./ORA


