FOTO/ E “zyrtarizon” FSHF, talenti 17-vjeçar që po çmend Amerikën bëhet pjesë e Kombëtares

Sport

FOTO/ E “zyrtarizon” FSHF, talenti 17-vjeçar që po

Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka bërë një lëvizje të rëndësishme për të ardhmen, teksa ka siguruar një “po” nga talenti 17-vjeçar Adri Mehmeti, i cili po shkëlqen me fanellën e Nju Jork Red Bulls në MLS. Një vendim të cilin edhe FSHF e ka zyrtarizuar në mënyrë indirekte në ditën e parë të punës të trajnerit Rolando Maran në drejtimin e Kombëtares.


Në pamjet e publikuara nga FSHF, Maran takohet me atë që do të jetë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë në radhët e Shqipërisë, Ervin Bulkun, të cilin do ta ketë zëvendëstrajner ashtu si të shumë të huaj para tij në stolin e kuqezinjve.

Në zyrën ku zhvillohej ky takim ishin dy tabela ku ishin të rreshtuar futbollistë shqiptare. Në njërën tabelë është grupi që cilësohet aktual i Shqipërisë, me lojtarët që kanë marrë pjesë në kualifikueset e e fundit, apo edhe emra që kanë rënë dakord që të bëhen pjesë e saj, siç është edhe Luis Hasa.

Mes atyre emrave bie në sy i shkruar me të kuqe edhe emri i Adri Mehmetit, djaloshit të Nju Jork Red Bulls, i cili në të kaluarën kishte veshur fanellën e U15 të Shqipërisë, për të kaluar më pas të ajo e SHBA.

Me sa duket FSHF e ka bindur lojtarin duke i ofruar mundësinë që të veshë menjëherë fanellën e Kombëtares A, ndaj edhe emri i tij është vendosur përkrah lojtarëve të cilët janë pjesë e grupit nga i cili Maran mund të zgjedhë për të përpiluar listën për miqësoret e qershorit.

FOTO/ E “zyrtarizon” FSHF, talenti 17-vjeçar që po

ME TE LEXUARAT