Kombëtarja do të luajë miqësore me Izraelin në stadiumin “Air Albania”

Sport

Kombëtarja do të luajë miqësore me Izraelin në

Teksa pritet se çfarë do të ndodhë me pankinën e Kombëtares, mësohen ndeshjet miqësore që ajo do të luajë në muajin qershor.

Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se skuadra jonë përfaqësuese në 3 qershor do të zbresë në fushën e lojës për t’u përballur me Izraelin në atë që do të jetë testi i parë i muajit.  

Kjo përballje do të luhet në “Air Albania Stadium” në orën 20:00 dhe do të jetë përballja e 7 në historinë e këtyre dy përfaqësueseve.

Ajo e 3 qershorit do të jetë sfida e parë miqësore mes kombëtares sonë dhe Izraelit, pasi 6 ndeshjet e mëparshme kanë qenë zyrtare në kuadër të kualifikueseve të Evropianëve apo Botërorëve. Bilanci i këtyre 6 ndeshjeve flet për 2 fitore të skuadrës sonë kombëtare dhe 4 të asaj izraelite

Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore, atë ndaj Luksemburgut, edhe kjo do të luhet në “Air Albania Stadium”.

ME TE LEXUARAT