VIDEO/ Raketa iraniane pranë pistës së Formula 1 në Bahrein... Pirelli anulon provat!

Ushtria e Iranit ka bombarduar një bazë amerikane në Bahreini, vetëm rreth 20 kilometra larg pistës së Sakhir Circuit, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon dhe duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në botën e sportit motorik.
Si pasojë e situatës së krijuar, kompania Pirelli ka anuluar provën dy-ditore të gomave që ishte planifikuar të zhvillohej në pistën e Sakhir, duke theksuar se vendimi u mor për arsye sigurie.
O Irã jogou um míssil em uma base dos EUA no Bahrein
— Estagiário da F1 (@EstagiariodaF1) February 28, 2026
E o projétil caiu a cerca de 20km do circuito que recebe a F1????pic.twitter.com/TzOf2FnCTq
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje serioze mbi zhvillimin e aktiviteteve të ardhshme të Formula 1 në rajon, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër situatën.
Organizatorët dhe drejtuesit e kampionatit nuk kanë bërë ende një deklaratë të detajuar mbi kalendarin e garave, por burime pranë paddock-ut bëjnë me dije se siguria e skuadrave dhe stafit mbetet prioritet absolut./Shqip


