Zyrtare/ KF Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, largimi i tretë për këtë sezon

Sport

Zyrtare/ KF Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, largimi i tretë

Pas Vangjel Miles dhe Roberto Bordin, bardheblutë këtë sezon largojnë edhe Ardian Nuhiun. Orges Shehi është trajneri që mund të rikthehet te bardheblutë.

Ashtu siç e njoftoi mëngjesin e sotëm, KF Tirana ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Ardian Nuhiu. Humbja me Teutën 0-1 të dielën në kryeqytet ishte e treta radhazi për ekipin më të titulluar në vend dhe drejtuesit kanë vendosur të ndajnë rrugën me trajnerin i cili e mori drejtimin më 31 tetor 2025.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale.

KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.

Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë./Shqiptarja

I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, njofton klubi bardheblu.

Tirana e futbollit këtë sezon vuan në zonën e ftohtë dhe mbetet ende në vendin e parafundit. Pas Vangjel Miles dhe Roberto Bordin, bardheblutë këtë sezon largojnë edhe Ardian Nuhiun. Orges Shehi është trajneri që mund të rikthehet te bardheblutë.

ME TE LEXUARAT