Aksident me vdekje në aksin Kavajë–Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

Një aksident me pasojë vdekjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:15, një automjet i drejtuar nga shtetasi R. Q., 39 vjeç, ka përplasur një këmbësor, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


