Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve, nafta shkon në 197 lekë për litër, benzina në 182

Bordi i Transparencës ka rishikuar edhe një herë çmimet e karburanteve në vend.
Sipas vendimit të marrë më 9 maj 2026, nafta do të tregtohet me pakicë me një çmim jo më të lartë se 197 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 185 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar 182 lekë për litër, ndërsa me shumicë 170 lekë për litër.
Vendimi hyn në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordi i Transparencës.
Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët se moszbatimi i çmimeve të vendosura do të shoqërohet me masa, deri në pezullim aktiviteti.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë theksojnë se masat synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës në treg.


