Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 23-vjeçari në Durrës
Lajmifundit
/
1 Mars 2026, 12:43
Aktualitet

Policia e Durrësit ka arrestuar 23-vjeçarin i cili aksidentoi pasditen e djeshme me makinë për vdekje një 81-vjeçar në aksin rrugor Shkozet–Plepa.
Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Shqiptarja


