FOTOT/ IKMT rinis aksionin për shembjen e banesave, banorët dalin në rrugë! Përplasjet
Lajmifundit
/
14 Korrik 2025, 22:00
Aktualitet
Në Theth vijon aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje, ku nga lista e godinave për t’u shembur ka mbetur tashmë edhe një, e cila po reziston ende nga protestat e qytetarëve.
Këtë mbrëmje mësohet se pronarët e kësaj godine dhe banorë të Thethit kanë kundërshtuar prishjen, duke i bllokuar punën fadromës.
Siç shihet edhe nga pamjet, disa prej tyre kanë hipur në ndërtesë duke e bërë të pamundur që fadroma të vazhdojë shembjen, ndërsa disa të tjerë kanë rrethuar godinën ose kanë bllokuar rrugë.