VIDEO/ Flakë dhe tym, përfshihet nga zjarri Kodra e Selitës në Tiranë
Lajmifundit
/
14 Korrik 2025, 22:09
Aktualitet
Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Selitës, flakët e së cilës dallohen nga larg edhe në qytetin e Tiranës, sidomos në lagjet afër.
Nuk dihet nëse zjarrfikësit janë aty, por nga pamjet shikohet qartë se terreni është i vështirë dhe nuk dihet nëse ka rrugë për zjarrfikëset në vatrën e zjarrit.
Ende nuk dihet nëse ka dëme.