Del VIDEO/ Si nisi zjarri në tregun te “5 Maji” që shkrumboi mbi 50 dyqane...

Zjarri i fuqishëm që përfshiu magazinat e tregut te “5 Maji” në zonën e Medresesë ka shpërthyer ditën e djeshme, duke shkaktuar shkatërrimin e 50 prej tyre.
Siç tregon një video e siguruar, gjithçka nisi me daljen e tymit nga një dyqan, dhe më pas shpërtheu një flakë e fuqishme që u përhap me shpejtësi, duke shkrumbuar gjithçka në kalimin e saj.
Njësitë e zjarrfikësve mbërritën shpejt në vendngjarje dhe mundësuan shuarjen e flakëve, por pasojat ishin të rënda për bizneset që ndodheshin në këtë zonë.
Hetimet për shkaqet e zjarrit vazhdojnë.
Përgjatë gjithë natës u punua për shuarjen e flakëve, ndërkohë që disa vatra janë riaktivizuar.


