Reshje shiu dhe dëbore, paralajmëron sinoptikani: Vijon rreziku i përmbytjeve. Termometri do të shkojë në minus gradë

Sinoptikani Hakil Osmani, nga Metoalb, bëri një parashikim të motit për ditët në vijim.
Ai paralajmëroi se temperaturat do të zbresin në disa gradë minus, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut, dëborës dhe erë me shpejtësi deri në 80 km/h.
Gjithashtu ai tha se duhet pasur kujdes sa i përket përmbytjeve, pasi në ultësirën perëndimore do të ketë reshje shiu.
“Dita e premte ka sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Kryesisht në zonat verilindore dhe juglindje, ku temperaturat kanë zbritur në -6 gradë Celsius. Kjo ka sjellë ngrica, por jo vetëm pasi kemi patur dhe rishfaqje të reshjeve të dëborës.
Edhe pse kemi pasur ndërprerje të reshjeve, parashikohet që orët e mbrëmjes dhe dita e shtunë të sjellin reshje intensive që do jenë prezente në qarkun e Shkodrës, si dhe në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të dëborës. Do të kemi dhe ngrica në akset rrugore. Temperaturat të dielën dhe të hënën do të zbresin disa gradë nën minus gradë. Dhe në ultësirën perëndimore do të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave edhe në ultësirën perëndimore.


