Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave, zbulohet qëllimi takimit në formatin ‘Retreat’

Politikë

Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave, zbulohet

Prej orës 10 kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim informal me kabinetin qeverisës për prioritetet e Vitit 2026.

Raportohet se në këtë takim një e nga një të gjithë ministrat kanë nisur të shpalosin  prioritetet kryesore, objektivat strategjikë dhe planet e punës për periudhën në vijim.

Një fokus i veçantë është zbatimi e reformave, përmirësimin e shërbimeve publike dhe realizimin e angazhimeve programore.

Ky takim që po mbahet në Pallatin e Brigadave i njohur si  Retreat-i qeveritar shërben si një platformë koordinimi ndërsektorial, duke mundësuar harmonizimin e politikave, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe adresimin e çështjeve që kërkojnë qasje të integruar.

Qëllimi final është  rritja e efektivitetit të qeverisjes dhe përmbushjen e objektivave kombëtare për vitin 2026.

Ky takim i sotëm i këtij formati nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, është vijimi  traditës të zhvillimit të  retreat-it qeveritar në fillim të vitit dhe në përfundim të sezonit veror, si një proces i rëndësishëm planifikimi i vitit nga ministritë dhe insticucionet e varësisë.

ME TE LEXUARAT