Rama mbledh kabinetin në vilën qeveritare në Sauk! Informale dhe me dyer të mbyllura, ja çfarë do të diskutohet

Politikë

Rama mbledh kabinetin në vilën qeveritare në Sauk! Informale dhe

Kryeministri, Edi Rama ka mbledhur ministrat e kabinetit të tij në vilën qeveritare në Sauk. Kjo mbledhje e qeverise nisi në orën 10:00 dhe në fokus do të jenë objektivat e qeverisë për këtë vit.

Në këtë takim ministrat do të raportojnë arritjet për digasterin që mbulon dhe objektivat e institucioneve për këtë vit të ri. Mësohet se takimi është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për vetëm një ditë gjithashtu se mbledhja është informale dhe me dyer te mbyllura.

Ky është takimi i parë i qeverisë për 2026-tën dhe qe do te pasohet me takime të tjera e nivel me deputet të Grupit Parlamentar

 

ME TE LEXUARAT