“Çdo ditë në pritje të shpresës! Me djalin e sëmurë dhe pa mbështetje, e moshuara kërkon lëmoshë”

Aktualitet

“Çdo ditë në pritje të shpresës! Me djalin e

Në Bulevardi Nënë Tereza, në Kamëz, çdo ditë sheh një të moshuar që detyrohet të lypë për të siguruar bukën e gojës. Ajo tregon se pas vdekjes së bashkëshortit, me të cilin jetonte jeta e saj u vështirësua edhe më shumë. Me një djalë të sëmurë për të mbajtur dhe pa asnjë ndihmë nga shteti e moshuara kërkon mbështetjen e kujtdo që ka mundësi ta ndihmojë.

Në një nga zonat më të frekuentuara të Kamzës, mes rrugës sheh çdo ditë këtë grua të moshuar.

Quhet Elvira Yra. Ajo nuk e di sa vjeç është, por rrudhat në fytyrën e saj flasin më shumë se çdo dokument. Janë rrudha vuajtjeje, sakrifice dhe mbijetese.

E martuar në Fushë-Krujë, tregon se ka një djalë të sëmurë dhe që pas vdekjes së bashkëshortit, jeta për të u bë akoma dhe më e vështirë.

Çdo mëngjes, ajo del në rrugë, jo për shëtitje apo për të takuar miqtë, por për të lypur që të sigurojë bukën e gojës.

Duket se shpresat që shteti ta ndihmojë i ka humbur.

Ajo është aty, çdo ditë në të njëjtin vend dhe me të njëjtën shpresë që dikush ta ndihmojë!/ORA

ME TE LEXUARAT